Dibra ndër vite, na ka prezantuar dhjetëra artistë të cilët janë bërë të njohur edhe përtej kufijve shqiptarë... Por qershia mbi tortë, apo kartolina më e mirë e kësaj krahine, mbetet festivali “Oda dibrane”, që bën bashkë folkun e gjithë trevave shqiptare. Traditat më të mira të trevave shqipfolëse, u prezantuan edhe këtë herë, në edicionin e 24-ët të Odës Dibrane.