Ramiz Kukaj lindi në qytetin e Pejës. Ai emigroi në Amerikë rreth 3 dekada me parë. Pas disa eksperiencash pune në Amerikë ai vendosi të ndërtojë biznesin e tij të cilin e emertoi “Tradita”, një piceri terësisht tradicionale shqiptare. Para pak vitesh, nisur nga kërkesa e djalit te tij për t'i sugjeruar një restorant për miqtë e tij ku gatuheshin receta shqiptare, ai vendosi te hapë restorantin e parë në NewYork me menu 100% shqiptare, dhe me arredim shqiptar autentik, të cilin e emërtoi “Çka Ka Qëllu”. Ky është restoranti i parë me menu shqiptare nga të gjithë trevat, i cili ngjason me një muze etnografik.