Ekspertët për sigurinë rrugore Islam Qibini dhe Gëzim Hoxha analizuan në Top Talk shifrat e reja mbi aksidentet dhe sigurinë rrugore në Shqipëri. Sipas tyre, edukata e dobët e drejtuesve të mjeteve bën të nevojshëm ashpërsimin e masave në Kodin Rrugor, e deri tek ndëshkime me burg. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni