Përfs hirja e aktivistëve në politikë në Shqipëri ka nisur që në vitet 2000, kur ndër më të njohurat në atë kohë ka qenë lëvizja MJAFT nga e cila në fakt kanë dalë shumë figura politike të sotme, si kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali apo kreu I bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kalimi I aktivistëve në politikë, ka qenë më I shpeshtë veçanërisht në vitet e fundit, kur pjesëmarrja qytetare ka marrë më shumë hov dhe presioni për ndryshim ka qenë i ndjeshëm. Këto raste tregojnë se ka një prirje në rritje të aktivistëve që kërkojnë ta zhvendosin ndikimin e tyre nga sheshet në institucione. Megjithatë, shumë prej tyre përballen me sfida të mëdha në terrenin e vështirë politik shqiptar, ku partitë e mëdha dominojnë dhe sistemet e votimit nuk favorizojnë gjithmonë alternativa të reja. Shumë prej tyre sot janë në listat e partive politike që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Pse aktivistët hyjnë në politikë? A janë të vetëdijshëm për sfidat e politikës tradicionale? A mund të ruajnë zërin kritik kur kalojnë nga aktivizmi në politikë?