Në edicionin e saj të katërt, Maratona e Tiranës erdhi me një hapësirë speciale për të rinjtë e qytetit me kategorinë “Fun Run”. Qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës vrapuan në Bulevardin kryesor të qytetit, duke i paraprirë Maratonës që zhvillohet nesër.