Ditën e sotme në shkollën “Janaq Kilica” u shfaqën dy ambulanca dhe familjarët e nxënësve u shqetësuan pa masë pasi menduan se mund të ndodhte ndonjë ngjarje si ajo e ditës së djeshme ku u helmuan 60 persona nga hedhja e një sprajti me piper. Por më pas u bë me dije se një vajze i kishte rënë të fikët për shkaqe të tjera.