Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, doli nga dyert e SPAK pas 5 orësh të kaluara në Prokurorinë e Posacme. Për Veliajn ishte hera e dytë që thirrej në këtë institucion. Më 6 dhjetor u sekuestrua telefoni i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ndërsa u kryen kontrolle në studion “Harabel” në ish-Bllok dhe u sekuestruan disa dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Ols Dado në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij. Kryetari i Bashkisë dha sqarimin për thirrjen e tij në SPAK në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ai tha se është denoncuar me letra anonime dhe nga një person që nuk ekziston. Politikanët në SPAK Metaforikisht, SPAK është kthyer në kishën ku politikanët apo zyrtarët e lartë rrëfejnë mëkatet e tyre gjatë kohës kur kanë ushtruar detyra publike. Thuajse cdo ditë parakalojnë përpara gazetarëve emra të ndryshëm të politikës të cilët janë në ethe për fatin e tyre. Lista e personazheve politikë dhe kryebashkiakëve është e gjatë.