Rreth 180 punonjës të Bashkisë së Peqinit prej 3 muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre. Mosrealizimi i mbledhjes së detyrimeve e ka çuar Bashkinë e Peqinit në një gjendje të vështirë financiare me të cilën është përballur kryetari i ri, menjëherë pas marrjes së detyrës.