Një superjaht luksoz i ‘Omnicom Group’, mbërriti në portin e Durrësit., por u largua me debate që aty. Mësohet se jahti që u ankorua në portin e Durrësit, me qëllim furnizimin me karburant dhe ushqime, ka pasur probleme për të kryer këto veprime. Ditën e djeshme mësohet se Kapiteneria e portit e ka vonuar ndërsa sot për shkak të karantinës nuk ka arritur të plotësojë nevojat që ka pasur. Mësohet se jahtit i është kërkuar të lëvizë, megjithëse është i pajisur me lejet përkatëse. Burime nga brenda jahtit thonë se për disa orë me radhë ata kanë pasur probleme dhe debate me autoritet në port, të cilët u kërkonin çertifikata, pavarësisht se ishte njoftuar për ardhjen e tyre. Siç duket edhe në video, ata janë larguar pasi autoritet aty u kanë thënë që nuk kanë leje për të qëndruar.