Në Prishtinë nuk ka “tym të bardhë” nga takimet e përditshme të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Një ditë më parë u tha se palët u përafruan për marrëveshje, por ajo ende nuk është arritur. Në edicionin informativ të orës 19:30 në Top Channel, gazetarja Alberta Hashani raportoi për zhvillimet më të fundit në Prishtinë.