Toleranca fetare është në ndër vlerat që Shqipëria e ka armë të vetën në vlerat kulturore. Por duke qenë se jemi një vend laik hixhabi është simbol, zgjedhje personale por dhe shpesh debat. Shumica e grave myslimane nuk e mbajnë hijabin. Për disa, është një praktikë fetare e brendshme. Për të tjera, një vendim që përplaset me pritshmëritë shoqërore, institucionale dhe mediatike. Pas rënies së komunizmit, praktikimi i fesë në hapësirën publike nisi të bëhej lirshëm. Shembulli që zgjodhi Shqipëria ishte modeli ku shteti qëndron i ndarë nga feja, por ku kufiri mes lirisë individuale dhe rregullit institucional mbetet i paqartë.