Pas Mamurrasit, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kurbin ku ka takuar të tjerë banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të cilët u janë dëmtuar edhe banesat. Njëri prej qytetarëve i ka treguar dhe biznesin e tij që është dëmtuar nga tërmetet. Aty Rama i thotë me shaka së qënkeni fis oligarkësh. Qytetari: Jo nuk jam oligark, jam shqiptar. Rama: Po nuk është fjalë e pisë ajo, se më the që gjithë fisi ka dyqane prandaj të them me shaka.