Beqir Nuredini nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i zgjedhur katër vite më parë si pjesë e PDIU-së, respektoi vendimin e opozitës për bojkot. Gjithsesi, tani që rezultati nga KQZ është zyrtar dhe Haxhi Memolla u shpall fitues në votime, Nuredini ka vendosur të lërë detyrën në mënyrë shumë paqësore.