Disa veteranë të PS nuk arritën të futen në Parlament. Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Plarent Ndreca, Toni Gogu, Etilda Gjonaj, Etjen Xhafaj, Xhemal Qefalia nuk arritën të siguronin mjaftueshëm vota për të kaluar kolegët socialistë. Edhe në radhët e demokratëve emra të njohur si Dhurata Çupi, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Kreshnik Çollaku nuk do të jenë në Parlament në 4 vitet e ardhshme.