Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës u arrestua me urdhër të SPAK, të firmosur nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado. Kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet për veprat penale të "korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", si dhe në 9 raste "pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". SPAK ka lëshuar nga një urdhër arrest edhe për Ajola Xoxa, bashkëshorten e kryebashkiakut Veliaj, për akuzën e korrupsionit, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas SPAK, Veliaj ka dhënë fonde publike e leje ndërtimi për 5 biznesmenët të cilët kanë qenë lidhje e afërt e tij. SPAK thotë se paratë përfunduan te bizneset dhe OJF-të që janë vërtetua se i përkisnin bashkëshores së tij Ajola Xoxa dhe biznesmenit Elman Abdule. Edhe për këtë të fundit, SPAK lëshoi një urdhër arresti me burg. Detyrim paraqitje SPAK lëshoi edhe për 5 biznesmenë të tjerë, kryesisht në fushën e ndërtimit. Çfarë do të ndodhë tashmë me kryebashkiakun? lc8QKY_7tsA