Verifikimi i zbatimit të kontratës se koncesionit të Rinasit nuk do të thotë prishje e marrëveshjes sipas qeverisë. Një dite pas publikimit të vendimit të këshillit të ministrave që autorizonte avokaturën e shtetit për gjetjen e një studio ligjore ndërkombëtare për verifikimin e kontratës së koncesionit të aeroportit të Rinasit, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qetësuar urat, duke deklaruar se nuk bëhet fjale për prishje të kontratës.