Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët mori ditën e djeshme (22 shkurt 2024) dritën e gjelbër nga Kuvendi me 77 vota pro nga 140 deputetë. Protokolli i cili parashikon pritjen e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës, u ratifikua me 74 vota nga mazhoranca, duke marrë dhe 3 kartonë jeshilë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që është në opozitë. Gazetar: Kristo Kote