Varësia nga substancat narkotike te të rinjtë është kthyer në një problem mjaft shqetësues. Shqipëria Live ka realizuar një intervistë me një ish përdoruese të heroinës. Ajo tregon luftën e saj disa vjeçare me drogën dhe rikthimin përsëri te ajo. E nisi heroinën vetëm kur ishte 23 vjeç, dhe çdo gjë nisi nga kurioziteti. Teksa donte të ndihmonte shoqen e saj që merrte heroinë, ra vetë pre e saj. Për 5 vite heroina e shoqëroi çdo ditë, deri sa gjeti forcën që këtë ta ndante me prindërit. Pavarësisht se për disa vite arriti të hiqte dorë, disa probleme e bën që të rikthehej sërish. Por motivi për të hequr dorë herën e dytë ishte edhe më i fortë. Ajo zbuloi se ishte shtatzënë. Gazetare: Ema Shazivari