Emisioni Top Show organizon për herë të parë një debat midis një kryeministri dhe një paneli të gjerë gazetarësh të medias së shkruar dhe medias vizive. Kryeministri Fatos Nano I sapo kthyer nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vizitë historike për vendin dhe për qeverisjen socialiste. Shqipëria zyrtarish hyri në listën e vendeve kandidate për anëtarësimin në NATO. Debati moderohet nga gazetari Alban Dudushi dhe është transmetuar në datën 5 Prill 2004 në një format special të programit “Top Show”.