“Nostalgji”, rubrika më e re në kanalin e Top Channel Albania e cila do ju shoqërojë çdo të martë në orën 16:00, Premierë e ku do ju risjellim ndër vite prodhime të Top Channel. Emisioni “Shqip 24 Shkurt 2005” trajton temën e vetëvrasjes së katër të miturve, Alda Cenaj që frekuentonte organizatën fetare “Dëshmitarët e Jehovait”, Johana Rrodhe që frekuentonte një sekt fetar grek, Erjola Elezi që frekuentonte sektin fetar “Ejemia” dhe Endrit Goxha nga qyteti I Fierit që disa muaj më parë kishte përjetuar dhe vetëvrasjen e të atit. Vetëvrasjet e të miturve në emër të sakrifikimit për të përjetuar ringjalljen tronditën opinionin pubik . Për ti dhënë një përgjigje, pyetjes se gazetares Rudina Xhunga se “Kush apo Çfarë po I vret fëmijët” në studio janë të ftuar, prindi Tomi Treska, gazetari Fatos Baxhaku, pediatrja Linda Abazi, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë Majlinda Keta dhe kryetari I Komitetit Shtetëror të Kulteve Ilir Kulla;