Emisioni “Top Show” me temë “Jashtë bulevardit”, gazetarja Dalina Buzi tregon episodin me ish bashkëshortin e Parashqevi Simakut, që në periudhën e realizimit e reportazhit “Ky nuk është Hollivudi”, ishte menaxheri I saj. Ish bashkëshorti dhe menaxheri I Parashqevi Simakut pengoi realizimin e intervistës me Parashqevinë në momentin e fundit pa dhënë një arsye logjike të refuzimit. Reportazhi “Ky nuk është Hollivudi” u realizua nga Top Channel në vitin 2004 dhe është transmetuar si pjesë e ciklit të reportazheve “Jashtë Bulevardit”, grupi realizues janë gazetarja Dalina Buzi dhe operatori Gent Ballta.