Programi “1001 Pse”,një format familjar me autorësinë e Nada Kallçiu,regjinë e Redi Treni,në drejtimin e Arbana Osmanit dhe me një kast fëmijësh.Në këtë program të rriturit ballafaqohen me botën e fëmijëve dhe fëmijët rrëmojnë me naivitetin e tyre për të mësuar më shumë nga bota e të rriturve.Pyetjet me anë të të cilave fëmijët u drejtohen të ftuarve Vip në këtë program,do t’I vënë ata në vështirësi,duke prodhuar humor impresionues.Ata nuk janë të turpshëm.Një nga elementët argëtues të këtij programi është “kamera gazmore” me intervista të fëmijëve si dhe me “kurthet” që u ngrihen në këtë pjesë duke zbuluar kështu botën mahnitëse,krijuese dhe kurioze të fëmijëve.