“Nostalgji”, rubrika më e re në kanalin e Top Channel Albania e cila do ju shoqërojë çdo të martë në orën 16:00, Premierë e ku do ju risjellim ndër vite prodhime të Top Channel. Në të ritë e tij mbase kishte ëndërruar një ngjarje që e mendonte si të pamundur…. Po ja ku ishte tani në shtëpinë e të parëve në Vlorë, 68 vjeçar, me një jetë të pasur mbi supe. A kishte kundërshti dhe inate në derën e Vlorajve? Cilat janë të fshehtat e pathëna të takimeve para shpalljes së pavarësisë? Cila është e vërteta mbi flamurin që mbajti në dorë pasditen e 28 nëntorit, Ismail Qemali? Kishte ardhur moment i mëvetësisë së Shqipërisë. Dukej sikur vetë perendia e kish zgjedhur këtë mjekërbardhë të shpëtonte një popull të tërë. Nuk kishte rrugë tjetër, Shqipëria… ose do të ishte shtet më vete, ose do të shuhej nga faqja e dheut. Të intervistuar: Studiuese Ledia Dushku; Historiani Paskal Milo; Studiuesi Kristo Frasheri; Historiani Artan Puto; Aktori që luan Ismail Qemalin, Fatos Sela. Krijuesit: Autorja Klodiana Kapo; Fotografia Besfort Kryeziu; Post Produksioni Denada Sadiku; Research dhe Arkive Erena Haska; Konsulenti Historian Paskal Milo; Ne rolin e Ismail Qemalit Fatos Sela; Make Up Edmond Lako; Operatore: Nerion Beqiraj, Artan Hasku, Andi Erebara