“E dua vendin tim” është një show argëtues. Në këtë puntatë vihen përballe njëri tjetrit dy skuadra me personazhe të njohura që konkurojnë me njohurinë e tyre mbi artin, televizionin, muzikën, historinë, traditën e zakonet, kulinari, gjuhësi dhe te tjera kuriozitete. Dy kapitenët e skuadrave janë Jonida Maliqi dhe Marin Orhanasi. Skuadra e Jonidës ka si lojtarë Vilson Gjoça, Altin Gjoci dhe Dren Abazi. Skuadra e Marinit ka si lojtarë Mirela Bogdani, Vedat Ademi dhe Eralda Hitaj. Fituesja e kësaj puntate është Skuadra e Jonidës. Rivaliteti midis tyre është jo vetëm një pjesë humoristike e emisionit, por edhe shërben në demonstrimin e qëllimit të këtij programi. Qëllimi i tij është patriotik, por edhe edukativ. Emisioni ka shumë elemente nostalgjike dhe iu kujton shqiptarëve historinë e artit, të filmit, dhe të muzikës shqiptare. Është edukativ sepse ndan fakte të ndryshme mbi Shqipërinë. Rregullat janë të qarta, por edhe elastike. Kjo krijon një ambient të këndshëm, ku lojtarët dhe audienca kënaqen duke kujtuar historinë dhe duke zbuluar kuriozitete të reja mbi vendin e tyre. Një nga faktorët që gjallëron vazhdimisht lojën është që një pjesë e çdo kënge e përmendur gjatë programit këndohet nga banda e emisionit ose nga këngëtarë qe dalin në skenë. Ky program prezantohet nga Xhemi Shehu. Kjo puntatë është transmetuar për herë të parë më 10 Mars 2013