Emisioni Top Show i datës 26 nëntor 2008 me temën “Pavaresia mes historisë dhe kujtimeve”, trajton temën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe peripecitë që përjetuan firmëtarët e dokumentit më të rëndësishëm “Aktit të Shpalljes së Pavarësisë”. Për temën janë të ftuar pinjollët e firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë siç ishin Nebi Sefë Lushnja apo Qemal Karaosmani. Pasardhësit e këtyre figurave patriotike tregojnë detaje interesante mbi ditën e Pavarësisë, por edhe pse këta patriotë të rëndësishëm janë harruar dhe nuk përmenden për rolin e tyre të rëndësishëm. Në emision janë edhe historianë të njohur, të cilët tregojnë fakte interesante mbi flamurin që u ngrit ditën e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, por edhe mbi mënyrën se si patritotët shqiptarë arritën të bashkohen për këtë ditë historike. Në pjesën e fundit të emisionit trajtohet edhe krijimi i himnit kombëtar. Cilat kanë qënë versionet për himnin kombëtar dhe pse nuk u përzgjodh punimi i Gjergj Fishtës dhe Lec Kurtit apo dhe variantet e tjera të himnit. Në panel janë të ftuar Historianja Valentina Duka, Nebi Sefa, nipi I Lef Nosit Skënder Kosturi, mbesa e Pandeli Evangjelit Donika Evangjeli, historianja Kaliopi Naska, historiani Pëllumb Xhufi, Muzikologu Sokol Shupo, kulturologe Valbona Karakaci.