E dua vendin tim” është një show argëtues. Në këtë puntatë vihen përballe njëri tjetrit dhe konkurojnë me njohurinë e tyre mbi artin, televizionin, muzikën, historine, traditën e zakonet, kulinarine, gjuhësinë dhe të tjera kuriozitete. Në këtë puntate përballja do të jetë: Skuadra e Durrësit Vs Skuadra e Sarandës. Kapiten i skuadrës së Durrësit është Marin Orhanasi, me anëtarë të ekipit Olta Gixhari, Olti Curri dhe Xhelal Tafai. Skuadra e Sarandës përbëhet nga Ened Mato, Auron Tare, Kosta Barjaba dhe kapitenja e skuadrës është Jonida Maliqi.