Programi “1001 Pse”, është një format familjar me autorësinë e Nada Kallciut, regjinë e Redi Mullai, në drejtimin e Arbana Osmanit dhe me një kast fëmijësh. Në këtë program të rriturit ballafaqohen me botën e fëmijëve dhe fëmijët rrëmojnë me naivitetin e tyre për të mësuar më shumë nga bota e të rriturve. Pyetjet me anë të të cilave fëmijët u drejtohen të ftuarëve Vip në kete program, do t’i vënë ata në vështirësi, duke prodhuar humor impresionues. Nje gje është e sigurtë, ata nuk janë të turpshëm. Ky program ka shumë elemente argëtues dhe një nga këto është “kamera gazmore”, ku në bazë të saj ka inserte me intervista të fëmijeve si dhe me “kurthet” që u ngrihen në këtë pjesë, duke na sjellë një pjesë të botës mahnitëse, krijuese dhe kurioze të fëmijeve. Fëmijët në këtë puntatë janë: Joana Kola, Henry Dedja, Lidia Sotirllari, Aulona Imeraj, Sani Mamo, Orgis Uzhuri, Fabian Blloku, Melisa Tarja, Rejan Çegrani dhe Enea Memo. Vipat janë: këngëtari Noizy dhe aktori Gent Hazizi. Ky emision është transmetuar në 19 janar 2013.