Gazetari Marin Mema - Rubrika “Shqipëria Tjetër” transmetuar në dt 24 Janar 2011” me temë “Fushë Kruja, dëshmitë që rrëzojnë raportin fantazmë të Dik Martit”. Fushë Kruja është treguar në raportin e eurodeputetit Dik Marti si destinacioni kryesor, ku gjatë Luftës së Kosovës kryej një trafik i mirë organizuar organesh, me të cilin sipas Dik Martit ishin të lidhur njerëz me poste drejtuese në UÇK. Rrëmbime , tortura , vrasje e më pas trafik organesh me destinacion Turqinë, kjo ndodhte sipas Dik Martit në një bazë të UÇK-ës të ngritur në këtë zonë. Por cilat janë të vërtetat e fshehura në Fushë Krujë? Gazetari Marin Mema udhëton në të gjitha pistat e deklaruara në raport nga eurodeputeti Dik Marti dhe nëpërmjet dëshmitarëve të kohës dhe dëshmive të tyre nuk arrin të gjejë qoftë dhe një element të përafërt nga pistat e deklaruara në rarpot. Asnjë gjurmë ushtarësh të UÇK e aq më pak të trafikut të organeve të kryer prej tyre. Të gjitha provat e deklaruara nga Dik Marti në raport japin vetem nje rezultat që ky raport më shumë sesa mbi fakte është i bazuar në fantazi për të mos thënë sharlatanizëm apo dicka më shumë.