Së afërmi bëhen 17 vite nga shpërthimi masiv në Fabrikën e Demontimit të Armëve në Gërdec që shkaktoi dhjetëra viktima, plagosje dhe shkatërrime të mëdha materiale. Top Channel ka qenë ndër mediat që ka pasqyruar dhe ka ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarje. Orë të tëra në transmetim që dëshmojnë një histori të dhimbshme dhe me viktima jetë njerëzore që edhe sot kërkojnë drejtësi. Intervista mediatike ekskluzive e Kosta Trebickës mbi ҫëshjten më të diskutuar të kohës, atë të trafikut të armëve dhe tragjedisë së Gërdecit që nxorri në pah abuzimet me pushtetin, korrupsionin dhe mungesën e përgjegjësisë nga institucionet dhe individët e përfshirë. Pas shpërthimit tragjik në mars 2008, ku humbën jetën 26 persona, qindra të tjerë u plagosën dhe shumë prona u shkatërruan, hetimet nxorën në dritë lidhje të dyshimta mes aktivitetit të fabrikës dhe rrjeteve të trafikimit të armëve. Armët dhe municionet që çmontoheshin në Gërdec dyshohet se ishin pjesë e një skeme për t'u shitur në tregjet ndërkombëtare, shpesh në vende të përfshira në konflikte, duke shkelur embargot e armëve të vendosura nga OKB-ja ose organizata të tjera ndërkombëtare.