Së afërmi bëhen 17 vite nga shpërthimi masiv në Fabrikën e Demontimit të Armëve në Gërdec që shkaktoi dhjetëra viktima, plagosje dhe shkatërrime të mëdha materiale. Top Channel ka qenë ndër mediat që ka pasqyruar dhe ka ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarje. Orë të tëra në transmetim që dëshmojnë një histori të dhimbshme dhe me viktima jetë njerëzore që edhe sot kërkojnë drejtësi. 15-16 Mars 2008, Top Channel gjendet në Gërdec duke zbuluar dhe investiguar të gjitha pasojat dhe shkaqet e kësaj ngjarje. Gazetarët Soko Bregu dhe Marin Mema live transmetojnë nga Krateri, vendi ku shpërthimi mori jetë njerëzore.