Emisioni E Diell i datës 02 Nëntor 2008 në rubrikën “I Ftuar” ka të ftuar këngëtaren Flaka Krelani. Këngëtarja Kosovare rrëfen për karrierën e saj në botën e muzikës. Flaka tregon për konkurrimin në emisionin Ethet e së premtes dhe më pas për pjesëmarrjen në festivalin Top Fest. Në intervistën me Albana Osmanin këngëtarja flet edhe për emocionet e performancës në Sheshin Skënderbej për pavarësine e Kosovës. Në intervistë ajo kritikon muzikën komerciale dhe flet për vështirësite e tregut muzikor në Shqipëri. Në mbyllje të rubrikës Flaka Krelani interpreton live këngën Ancora të Mina.