Rubrika më e re në emisionin “E Diell”, rubrika “Hakuna Patata” është e dedikuar për fëmijët. Në këtë rubrikë fëmijët marrin role nga personazhe të ndryshëm të përrallave dhe zhvillojnë lojëra që vijnë si mesazhe. Kjo rubrikë prezantohet nga Moderatorja Ornela Bregu ku I ftuar është Ermal Mamaqi, dhe 3 personazhet e filmave Elsa, Maleficient dhe Patatja. Në këtë rubrikë loja zhvillohet si një sfidë mes dy grupeve. Grupi I fëmijëve Sara Hudhri, Kendli Petrela, Serena Kadiu, Paris Gjoni dhe Ema Bataj dhe grupi I të rriturve dhe kjo sfidë përfundon me fitoren e grupit të fëmijëve të cilët në fund të rubrikës ndërtojnë me lodra një qytet si ata e dëshirojnë qytetin e tyre.