Emisioni “Déjà vu” i datës 11 janar 2008 ka të ftuar aktorin Mirush Kabashi. Moderatori Mustafa Nano nëpërmjet fotografive me tematika të ndryshme tenton të marrë një impresion nga aktori që shpjegon pikëpamjet e tij dhe jep shpjegime mbi atë se çfarë këto fotografi i transmetojnë. Në fund të intervistës fotografike si një aktor që shquhet për interpretimin e poezive, Mirush Kabashi interpreton live “Monologu i Policit” me një mesazh të forte në mbështetje të vlerave njerëzore dhe njerëzve të ndershëm e idealist që shoqërisë nuk I mungojnë.