Dhimitër Anagnosti është një figurë komplekse, por e paharrueshme, një regjisor i talentuar dhe me influencë, që nuk kishte nevojë për publicitet. Në një rrëfim të bukur dhe të sinqertë në programin “Déjà vu” ai tregon për karrierën e tij si regjisor, shkrimtar dhe për një periudhë të shkurtër, politikan. Si politikan, Anagnosti kritikon Ligjin 7501, që la shumë pronarë të ligjshëm pa prona dhe mbrojti uzurpuesit e tyre. Megjithatë, ai vlerëson punën e bërë gjatë drejtimit të tij për miratimin në Parlament të Ligjit për Kinematografinë, i cili mundësoi krijimin e Qendrës Kombëtare të Filmit, institucion që mbështet kinematografinë shqiptare me fonde të veçanta për prodhime të reja. Si kineast, ai tregon për krijimtarinë e tij me modesti, duke e përshkruar atë në mënyrë të sinqertë dhe të vërtetë. Kjo intervistë u realizua në vitin 2009 dhe sjell një portret të qartë të një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.