Emisioni Deja Vu i datës 23 Korrik 2008 ka të ftuar në emision Albin Kurtin. Si përfaqësues i një lëvizje të shoqërisë civile siç ishte në atë periudhe Levizja Vetëvendosje, Kurti flet për një sërë temash që lidhen me Kosovën por dhe me atë vetë. Fotografitë që flasin për realitetin Kosovar dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë disa nga temat qe trajtohen në bisedën me moderatorin Mustafa Nano. Ai komenton gjithashtu edhe për jetën në burg, historinë e tij e ardhjes në Shqipëri dhe për Hashim Thaçin.