Në një intervistë të veçantë me Mustafa Nanon në programin “Déjà vu” gazetari dhe analisti Artur Zheji tregon jetën dhe karrierën e tij përmes fotove dhe simbolikave personale.Përmes këtyre fotove, Zheji flet për jetën e tij, krenarinë për të atin Petro Zheji dhe përvojat kur drejtoi Televizioni Publik Shqiptar. Ai ndalet edhe tek miqtë e së shkuarës, për Edi Ramën thotë se beson në kulturën dhe finesën e tij shpirtërore, për Adrian Klosin kujton bisedat që ai bënte me të atin për doktoraturën mbi mitin e Rozafës. Ndërsa Fatos Nano mbetet mik I kohëve të mëparshme por sipas mendimit të tij, Fatos Nano ka punuar për Shqipërinë. Kjo intervistë është një rrëfim i thjeshtë dhe pa filtra, realizuar në vitin 2008.