31 tetor 2002 Në kryeqytetin afgan të pasluftës, në Kabul, banorët afganë shijojnë lirinë e munguar prej vitesh. Pazari i Kabulit të krijon përshtypjen e një rrëmuje, e cila në fakt, është organizim mjaft i thjeshtë primitiv. Pallati i mbretit Zahir Shahu është i bombarduar rëndë, bashkë me ministritë dhe monumentet e tjera kulturore, duke shpalosur një faqe të errët të Kabulit.