Ky material është shkëputur nga Emisioni “Exclusive” me titull “ Qytetari I parë 1912-2015” me autore gazetaren Juli Krisafi, operatorë Nerion Beqiraj, Elin Kadillari, Leonard Guni, Artan Hasku, postproduksioni Denada Sadiku dhe Arkiva Erena Haska, transmetuar për herë të parë më 31 Maj 2015. Zgjedhjet e para parlamentare në historinë e shtetit shqiptar u zhvilluan në muajin Prill te vitit 1921 , Ishin të parat pas Kongresit të Lushnjes dhe ishin zgjedhje me karakter të ashpër të luftës politike që solli edhe në një paqëndrueshmëri të theksuar qeverisëse. Kjo ka qenë nje kohë e mbushur me kriza dhe ndërrim të qeverive në mënyrë të njëpasnjëshme. Historia e zgjedhjeve në Shqipëri pasqyron qartësisht brishtësine e shtetit shqiptar në shekuj, megjithatë kjo datë na kujton se 100 vjet më parë në Shqipëri është votuar për të zgjedhur deputët e Kuvendit të Shqipërisë.