Emisioni Shqip i datës 03 Dhjetor 2007 trajton temën e shqiptarëve të Ukrainës. Gazetarja Rudina Xhunga viziton komunitetin shqiptar në Ukrainë. Minoriteti shqiptar në Ukrainë tregon historinë e zhvendosjes së tyre në Ukrainë dhe si akoma ky komunitet ruan me nostalgji traditat dhe gjuhën shqipe. Përpjekjet e kësaj popullsie që përpiqet të trashëgojë ritet zakonore të Shqipërisë është një nismë që vazhdon edhe sot të ruhet nga pasardhësit. Roli i shqiptarëve të Ukrainës në krijimin e qytetit të Odesës dhe angazhimi i tyre në shoqërinë Ukrainase është shembulli se si ky minoritet ka arritur nëpërmjet angazhimit të ketë rolin e respektuar në atë vend. Krijimi i një instituti për Shqiptarët dhe roli që shteti Shqiptar duhet të luajë për këto minoritete është dhe një pjesë e temës së debatit mes një paneli zyrtarësh dhe intelektualësh. Të ftuar në emision janë Drejtori i institutit kombëtar të diasporës Flamur Gashi, gjuhëtarja Ledi Shmaku,Konsulli shqiptar në Ukrainë Xhevat Rira, ish ambasadori shqiptar në Ukrainë Sokol Gjoka.