Moderatore: Beniada Nishani I ftuar: Ervin Kurti Të bëftë mirë: Përshkrimi: “Të lumshin duart” është rubrika më e re në “E Diell”. Në moderimin e kësaj rubrike do të jetë Beniada Nishani e cila do të shoqërohet edhe nga fëmijët e vegjël. Misioni I tyre do të jetë që bashkë me të ftuarin e javës tja dalin me sukses të gatuajnë recetën e dhënë. Këtë javë i ftuar do të jetë moderatori dhe gazetari Ervin Kurti i cili do të zbulojë më tepër rreth vetes së tij. Planet për një fëmijë, familja dhe vuajtja nga dashuria do të jenë detaje që Ervini nuk i ka ndarë ndonjëherë më parë. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.