Halil Kurmehaj humbi shikimin te të dy sytë që në fëmijëri, si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjike dhe që atëherë e ka ndërtuar jetën në një vend që nuk ua ofron mundësitë e barabarta të gjithëve. Halili është 40 vjeç dhe është i martuar prej vitesh. Martesa e tij, është bekuar me ardhjen në jetë të 2 vajzave. Halili kreu studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe tashmë punon në profesionin e tij si këshilltar politik për çështjet ligjore i zv.Kryeministrit Besnik Bislimi që në fillim të dhjetorit të vitit 2022. Halili merret kryesisht me interpretimin e ligjeve, draftimin dhe hartimin e legjislacioneve dhe dhënien e opinioneve ligjore. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj