Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të fshatit Xhuxhë në pyllin me pisha. Flakët vijojnë të jenë të përmasave të mëdha të favorizuara dhe nga era e fortë. Ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është shumë e vështirë pasi terreni është i thyer. Sipas zjarrfikësve në bashkinë e Mirditës zjarri është në një lartësi malore dhe në një terren të thyer që e bën shumë të vështirë ndërhyrjen me botet e ujit. Sipas tyre zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 200 ha pyll.