Një 31-vjeçare me iniciale G. H., humbi jetën në ambientet e një pallati të pabanuar në Tiranë në mesditën e 28 qershorit, si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike. Viktima u gjet në ambientet e një pallati gërmadhë në rrugën Vangjel Capo, pranë shkollës Bajram Curri në zonën e Alliasit.