Një rrugë në Tiranë me emrin e akademikut Alfred Uçi, Veliaj: Një qytetar i mirë dhe i denjë
31/01/2021 13:34

Segmenti që lidh rrugën e “Elbasanit” me rrugën “Pjetër Budi”, ku kalojnë çdo ditë mijëra studentë, do të mbajë emrin e akademikut të njohur Alfred Uçi. Në një ceremoni të veçantë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi në mënyrë simbolike, vajzës së tij, Albana Avrami, një kopje të tabelës së rrugës me emrin e studiuesit të njohur, i cili u nda nga jeta në vitin 2016. Veliaj theksoi se është një nder shumë i madh që një nga rrugët e Tiranës, do të mbajë emrin “Alfred Uçi”, një model frymëzimi edhe për brezat e rinj. “Tek fëmijët nuk kultivojmë vetëm kulturën e të ngrënit shëndetshëm, e të lexuarit, e të qenit qytetar i denjë, por ekosistemin e tyre duhet ta pasurojmë edhe me emra personalitetesh, për të cilët ata do të pyesin se kush ka qenë dhe çfarë ka bërë. Kështu, qyteti merr përmasa njerëzore”, tha ai. Veliaj shtoi se Alfred Uçi ishte një qytetar i mirë dhe i denjë i këtij qyteti. “Për ne është nder i veçantë, por edhe qytetit i bën nder të kujtojë personalitete si Alfred Uçi, i cili frymëzon studiues të tjerë që do të kontribuojnë për gjuhën shqipe e do investojnë në shkencë. Pavarësisht nga punët që bëjmë, ka një kryepunë për secilin prej nesh, të jetë qytetar i mirë. Alfred Uçi ishte një qytetar i mirë dhe i denjë i këtij qyteti!”, u shpreh kryebashkiaku. Vajza e akademikut të njohur, Albana Avrami falenderoi kryebashkiakun për këtë vlerësim. “Ju jemi shumë mirënjohës, jo vetëm ne, fëmijët e tij, por edhe nipërit, mbesat. Edhe nëna ju është jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë dhuratë, është shumë e çmuar për ne dhe për babin”, u shpreh ajo.

Top Channel/ Greqi: fëmijë me gjen kancerogjen; dhurues danez i sëmurë, një mitur vdes, një kritik
12/12 23:10
Top Channel/ Tension në protestën e Lapajt: Policia i kërkon të heqë tendën para kryeministrisë
12/12 23:07
Top Channel/ Berisha, thirrje për protestë! Kreu PD komenton vendimin për Ballukun, kërkon falje…
12/12 22:51
Top Channel/ “Më kanë bërë katër atentate doktor”, demokrati: Kemi një kafe të krimit në Elbasan
12/12 21:57
Top Channel/ “Ne bëjmë edhe gabime”, Berisha kërkon falje për firmat e demokratëve për Shabanin
12/12 21:35
Top News – Tensione tek Kryeministria. Policia i heq cadrat Adriatik Lapajt, reagone protestuesit
12/12 20:42
Top News- Laert Haxhiu dhe grupi i tij perballen me pasojat, ben krimet me te merrshme ne pak vite
12/12 20:40
Top News- Rrihet me çekiç 26-vjeçari, sulmi me porosi pas një zënke në rrjetet sociale
12/12 20:29
Top Channel/ Tensione para Kryeministrisë, policia heq tendën, Lapaj: Edhe bukën na e zunë në grykë
12/12 20:22
Top Channel/ Protesta në Durrës/ Të rinjtë kërkojnë drejtësi për Erion Bobën që u qëllua me thikë
12/12 20:07
Top Channel/ Aksident në Lushnjë, makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi
12/12 20:03
Top Channel/ Monografia që rikthen Zajmin 130 piktura që rindërtojnë botën e piktorit
12/12 20:02
Top Channel/ Makina përplaset me motorin në Lezhë, dy të lënduar
12/12 19:47
Top Channel/ “Paqja fiskale” alarmon investitorët: Cënon bizneset dhe largon sipërmarrjet e huaja
12/12 19:45
Top Channel/ Zelensky sfidon: Video në Kupjansk teksa Rusia mburret me pushtimin
12/12 19:39
Top News- Festë me fishekzjarrë për Belinda Ballukun, Fieri e Lushnja i gëzohen Kushtetueses
12/12 19:35
Top Channel/ Balluku rikthehet në detyrë/ Kushtetuesja pezullon vendimin e GJKKO
12/12 19:34
Top Channel/ Berisha kërkon falje për firmat e Avokatit të Popullit: Kërkoj ndjesë, por…
12/12 19:15
Top Channel/ Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Berisha: E shpëtoi kryeministri, nesër…
12/12 19:08
Top News- Ulërima para Kryeministrisë, policia tërheq zvarrë çadrën e Shqipërisë Bëhet
12/12 19:03
BILETA Portokalli - Bileta