Një nga rrugët më të bukura buzë liqenit të Farkës, parku i dytë më i madh i Tiranës, merr emrin e ikonës së klubit bardheblu dhe kombëtares së futbollit shqiptar, ish-futbollistit dhe trajnerit, Ali Mema. Duke e vlerësuar Parkun e Farkës si një prej xhevahireve më të bukura të kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është në nderin e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit që të kujtojnë figurën e të madhit Ali Mema.