Captagon është emri i vjetër i një stimulanti që dikur ishte një amfetaminë e ligjshme. Por emri prej kohësh por përdoret për të përshkruar një prej drogave më të përdorura në lindjen e Mesme. Fillimisht, captagon ishte një nga emrat me të cilin fenethyllini stimulues shitej nga kompania kimike gjermane Chemieëerk Homburg, në 1961-shin. Ilaci shitej si trajtim për çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe narkolepsisë, e madje përdorej në një masë më të vogël edhe për depresionin. Ai u shpall substancë e kontrolluar në SHBA në 1981 dhe më pas u konsiderua nga organizata botërore e shëndetësisë si një substancë psikotropike, pavarësisht rasteve të kufizuara të abuzimit.