Një minutë heshtje për viktimat/ Britania e Madhe kujton një vjetorin e nisjes së pandemisë Covid 19
23/03/2021 15:51

Britania shënon sot një vjetorin e 'lockdown-it' pas pandemisë, me një minutë heshtje, në kujtim të atyre që humbën jetën, ndërkohe që në orën 20:00 të mbrëmjes, britanikët ftohen me telefona dhe qirinj të dalin në pragjet e shtëpive të tyre në shenjë fanari kujtese. Korrespondenti i Top Channel, në Londër, Arben Manaj na rikujton trajektoren e qasjes kontraversale britanike ndaj koronavirusit. Askush nuk e mendonte, se në mars të vitit te kaluar, flama që po pllaksonte botën, ku më shumë e ku më pak ,do të kishte këtë trajtë, që ndryshoi kuptimin dhe sjelljen e njerëzimit ndaj jetës dhe asaj që e kishte marre të mirëqenë si normale. As Boris Johson nuk e besonte se vendi i tij nuk do e mposhte pandeminë brenda muajsh, siç deklaronte një vit më parë, madje me sjelljet e tij të papërgjegjshme personale, ishte më pranë botës tjetër se çdo lider botëror. Me 150 mijë viktimat që shënoi, Britania u shndërrua në “të sëmurën e Evropës”, dhe reputacioni i një kombi të lavdishëm, që i ka dhënë kaq shume njerëzimit, ra në kuotat më te ulëta, duke u shndërruar në gazin e botës. Argumentueshëm, ndoshta aq dinin në atë kohë për virusin, por, një vit më pas, çelësi i suksesit në përballimin e pandemisë ka qenë, universalisht e pranueshme, pikërisht shpejtësia e mbylljes së shoqërive në ‘lockdown’, si forma më efektive e ndalimit të përhapjes se virusit. Dhe vendet më të suksesshme dhe ato që dështuan më shumë, pikërisht nga ky kriter përcaktohen. Qeveria e Boris Johsosn, me kalimin e kohës investoi fuqishëm në mbështetjen e bizneseve dhe ekonomisë dhe britanikëve që u detyruan të qëndronin të mbyllur në shtëpi, por mbi të gjitha në kërkimet shkencore për vaksinat e Covid-it dhe prokurimin e tyre, duke siguruar në total 5 vaksina për çdo shtetas britanik. “Annus horribilus” i qeverisë së Boris Johson ka filluar të shndërrohet në “annus mirabilis”, pikërisht për shkak të fushatës së jashtëzakonshme te vaksinimit, një meritë absolute e saj, duke e shndërruar Britaninë në zilinë e botës, me 30 milionë vaksina ne krahët e britanikëve. Vaksinimi masiv i popullsisë është pika e kthesës, kur britanikët do të mund t’ia falin gabimet, qeverisë se Jonsonit gjatë pandemisë së Covid 19 , e cila në përvjetorin e saj të parë, të paktën në Britani, duket se do të dalë shumë shpejt e papunë.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58