Një ekspozitë retrospektive nga Abaz Hado që tregon rrugëtimin e tij në art. Abaz Hado lindi në Shijak në 1957. Është piktor, grafist, studjues dhe menazher arti. Ai kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për Pikturë Monumentale dhe u specializua si kritik arti. Punimet e tij ndodhen në GKA, Tiranë dhe në mjaft koleksione private në Itali, Japoni, Austri, SHBA, Norvegji, Gjermani, Greqi, Angli.