Cyla dyjare apo “fyelli” ka qenë shoku i hershëm për pasionet e fëmijërisë të Ferhat Bilalit. E mësoi t’i gdhente në dru kur dilte kulloste bagëtitë në fushat me gjelbërim të fshatit Gumenicë të Vlorës. Por sot cyla është shoku i ditëve të vështira për ekonomine e shtëpisë. Të parën punë të tij e ka krijuar në vitin 1974 kur ishte 14 vjeç. sot 60, Ferat Bilali tregon vështirësinë e kësaj pune artizanale me drurin e Panjës të cilën e mbledh në mal.