Një 30-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim në Greqi pasi ka përdhunuar një 13-vjeçare që kishte njohur në rrjetet sociale. Mediat greke raportojnë se ka qenë nëna e vajzës 13-vjeçare ajo që ka denoncuar rastin në polici. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur nga data 20 tetor deri më 4 nëntor, kur e mitura po fliste me 30-vjeçarin. Gazetare: Luçiana Hulej